Shasivari – Zomer: Mbështetje nga Zvicra për reformat në gjyqësor

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Christoph Zomer.

Shasivari theksoi se Ministria e Drejtësisë po punon për krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas dhe më funksional, ku qytetarët do të kenë më shumë siguri dhe besim tek institucionet. Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të përvojave të vendeve që kanë praktika të mira në fushën e sundimit të ligjit.

Në takim u hap edhe çështja e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm me Zvicrën, veçanërisht përmes mbështetjes së projekteve, shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, si dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

Ambasadori Zomer prezantoi Programin Zviceran për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut dhe mundësitë për zgjerimin e tij në fusha që lidhen me reformat dhe zhvillimin institucional. Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e partneritetit dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit.

Bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve vlerësohet si bazë e mirë për aktivitete të reja të përbashkëta. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të ndërtojë bashkëpunim të hapur me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që përvojat dhe mbështetja nga vendet evropiane të përkthehen në përmirësime konkrete në punën e institucioneve dhe shërbimet që marrin qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër