Albi Qamili: Tetova pajiset me automjet të ri për higjienë komunale, investim nga 4.2 milionë euro

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Tetova ka përfituar një automjet të ri modern për higjienë komunale, në kuadër të projektit për pajisjen e 11 komunave të vendit me gjithsej 46 automjete të reja.

Automjetet u prezantuan sot, ndërsa investimi kap vlerën prej 4.2 milionë eurosh dhe është realizuar me mbështetjen e Bankës Botërore.

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, bëri të ditur se automjeti i ri do të shërbejë për forcimin e kapaciteteve lokale në pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

„Ky automjet do të ndihmojë direkt në forcimin e kapaciteteve tona lokale për pastrimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike“, tha Qamili.

Ai theksoi se përmes këtij projekti mbështetja ndërkombëtare po shndërrohet në rezultate konkrete për qytetarët.

„Po e kthejmë mbështetjen ndërkombëtare në rezultate konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve, me hapa të sigurt drejt një komune më funksionale“, u shpreh Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër