Sinisha Stojanoski emërohet drejtor i ri i Spitalit të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator Zhurnal.mk – Dr. Sinisha Stojanoski është emëruar drejtor i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Stojanoski është mjek dhe profesor i asociuar në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Veprimtaria e tij akademike dhe profesionale lidhet ngushtë edhe me fushën e mjekësisë nukleare, ku angazhohet si ligjërues në lëndë të tilla si “Terapia me radioizotope” dhe “Teknikat e avancuara në mjekësinë nukleare”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër