Tragjedi në rrugën Ohër–Kërçovë: Vetura përplaset me tufë qensh dhe merr flakë, humb jetën shoferi

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 3 shtator Zhurnal.mk – Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një tufë qensh endacakë, më pas ka goditur mbrojtëset metalike anës rrugës dhe është përfshirë nga zjarri, përcjell tetova1

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në SPB Ohër në orën 23:30. Bëhet fjalë për një automjet të tipit “Hyundai Getz”, me targa të Ohrit.

Pas përplasjes me qentë, automjeti ka goditur edhe mbrojtëset metalike të rrugës, pas së cilës ka shpërthyer zjarri.

Në vendngjarje ka intervenuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Ohër, e cila ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. Brenda automjetit të djegur është gjetur trupi i pajetë i shoferit.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion dhe përcaktimin e identitetit.

Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe një ekip i SPB Ohër. Gjatë ekspertizës, trafiku në rrugën magjistrale është devijuar përmes rrugës rajonale Ohër–Strugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër