ASHK: 3 245 vendime legalizimi gjatë muajit gusht

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) bëri të ditur se gjatë muajit gusht janë dhënë 3 245 vendime legalizimi.

Sipas ASHK-së, përfituesit i marrin vendimet e legalizimit direkt në profilin e tyre në platformën e-Albania, të pajisura me vulë digjitale dhe nënshkrim elektronik.

Agjencia njofton se listat emërore të përfituesve janë publikuar në faqen zyrtare ashk.gov.al, në rubrikën “Afishime”, të ndara sipas Drejtorive Vendore përkatëse.

Publikimi online i vendimeve u mundëson qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në dokumentacionin e tyre, pa pasur nevojë për paraqitje fizike pranë sporteleve.

Ndërkohë ASHK njofton se ka nisur procesin e afishimit publik të të dhënave të Regjistrimit Fillestar për fshatin Mengël, Njësia Administrative Labinot-Fushë, Bashkia Elbasan, Zona Kadastrale 2654.

Sipas ASHK-së, banorët kanë mundësi të konsultojnë dokumentacionin e afishuar pranë ambienteve të Njësisë Administrative Labinot-Fushë, si edhe online përmes “Platformës së Afishimit Publik” në faqen zyrtare të Agjencisë.

Gjatë kësaj faze, të interesuarit mund të verifikojnë të dhënat e pasurive të tyre dhe të paraqesin kërkesë me shkrim për korrigjimin e çdo pasaktësie të mundshme.

Kërkesat për korrigjim mund të lidhen me të dhënat e pronës, sipërfaqet, emrat e pronarëve, si dhe elementë të tjerë të pasqyrimit kadastral.

ASHK u bën thirrje banorëve të konsultojnë të dhënat e afishuara dhe të paraqesin në kohë çdo vërejtje apo kërkesë për korrigjim, në mënyrë që të dhënat kadastrale të pasqyrojnë saktë gjendjen e pasurive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër