Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Sipas Strategjisë së re të rishikuar për Zhvillim Rajonal e RMV-së për periudhën 2021–2031, çdo vit, vendi mund të humbasë deri në 22.000 banorë.

Problemin e thellë demografik me të cilin përballet shteti e konfirmoi edhe Enti i Statistikës, të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 treguan se në madje 66 komuna ka shtim natyror negativ, përkatësisht më shumë të vdekur sesa të lindur të gjallë, që është kryesisht pasojë e emigrimit të popullsisë së re, në moshë riprodhuese, jashtë vendit. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur për 4,1% në nivel vjetor.

“Projeksionet demografike për vendin tonë janë negative, përkatësisht pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç do të rritet në mbi 34% deri në vitin 2055, numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet më shumë se gjashtëfish krahasuar me gjendjen në vitin 2024, ndërsa popullsia në moshë pune do të zvogëlohet me gati gjysmë milioni persona, gjë që do t’i shtojë edhe më tej presionet mbi financat publike”, kanë theksuar edhe revizorët në analizën “Plakja e popullsisë”.

Ndryshe, sipas raportit të vitit 2025 të OECD, në vitin 2024 rreth 535 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetonin jashtë vendit, krahasuar me rreth 437 mijë në vitin 2015. Norma e emigrimit ka arritur në 24.2%. OECD paralajmëroi edhe për humbje të kapitalit njerëzor dhe “brain drain”, ndërsa 58% e bizneseve të anketuara e shohin largimin e fuqisë së kualifikuar si pengesë të moderuar ose të madhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër