Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për ndryshimin në orarin e punës të sportelit për dhënien e „Lejeve për udhëtim jashtë vendit për persona të mitur“ (fëmijë deri në 14 vjeç), i vendosur në ndërtesën e MRTV në Shkup.
Sipas vendimit të ri, shërbimi në Departamentin për punë administrative – Shkup do të jetë i disponueshëm për qytetarët nga e hëna deri të premten, në periudhën nga ora 09:00 deri në 17:00.
Nga policia gjithashtu njoftojnë se të shtunën ky sportel nuk do të punojë.
MPB apelon tek të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim të planifikojnë me kohë vizitat e tyre sipas orarit të ri të punës, me qëllim që procedura për dhënien e lejeve të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë efikase.
