Në Hardh Fest, Haradinaj flet për planin e Aleancës për bizneset dhe bujqit

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në nisjen e Hardh Fest 2026 në Rahovec, duke vlerësuar traditën e vreshtarisë dhe kontributin e fermerëve në zhvillimin dhe promovimin e verës së Kosovës.

Haradinaj ka theksuar rëndësinë e Rahovecit si një nga qendrat kryesore të vreshtarisë në vend, ndërsa ka përgëzuar organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e kësaj tradite.

Në reagimin e tij, Haradinaj ka vënë në pah edhe planin e Aleancës për zhvillimin ekonomik të vendit, me masa konkrete për bizneset dhe bujqit.

Sipas tij, ndër prioritetet janë ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lirimi i tokës së punuar nga tatimi në pronë dhe pagesa e subvencioneve për bujqit pa vonesa.

Haradinaj ka vlerësuar se këto masa do të ndihmojnë në fuqizimin e prodhimit vendor dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset dhe fermerët në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër