Rrethuan Kryeministrinë, Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodhej kryeministri Edi Rama, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Sipas medieve, gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kërkuan deklarimin e paligjshëm të arrestimit dhe lirimin pa asnjë masë sigurie, duke këmbëngulur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i qëndrimit në vende te caktuara” për të gjithë protestuesit, por gjykata nuk caktoi asnjë masë sigurie.

Ndaj protestuesve, kishte dyshime për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

artikuj të ndërlidhura