Gjorgjievski në takim me Gashin: Vetëm me dialog mund të krijojmë të ardhme më të mirë për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot në ambientet e Qytetit të Shkupit zhvilloi takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe realizimin e projekteve me interes për qytetarët.

Gjorgjievski theksoi rëndësinë e koordinimit institucional:

“Në bisedë të hapur dhe konstruktive e theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të fortë institucional në realizimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët.”

Ai shtoi se përparimi i kryeqytetit dhe i shtetit varet nga puna e përbashkët dhe dialogu i hapur mes institucioneve.

“Vetëm me dialog, bashkim dhe punë konkrete mund të krijojmë të ardhme më të mirë për Shkupin dhe për gjithë Maqedoninë. Faleminderit për vizitën dhe bisedën konstruktive!”, tha Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër