Kanë kaluar 17 vjet nga fundosja e anijes “Ilinden” në liqenin e Ohrit

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ohër, 5 shtator Zhurnal.mk – Sot shënohen 17 vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit, ku 15 turistë bullgarë humbën jetën pasi u fundos anija “Ilinden”.

Aksidenti ndodhi më 5 shtator 2009, rreth orës 10:30, kur anija “Ilinden”, me 57 pasagjerë, që lundronte në itinerarin Ohër – Manastiri “Shën Naum”, u përmbys dhe u fundos rreth 250 metra larg bregut, pranë autokampit “Eleshec”.

Viktimat ishin banorë të komunave Anton, Pirdop, Zlatica, Mirkovo dhe Ribarica në Bullgari.

Anija u nxor nga liqeni më 19 shtator 2009 dhe u tërhoq drejt kanalit Studençishta, ku ndodhet edhe sot, si një dëshmitar i heshtur i tragjedisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër