Jotova i ankohet kryeministrit slovak Fico: Kemi probleme me Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE

Nga Xh M
52 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bratisllava, 5 shtator Zhurnal.mk – Rruga e bllokuar e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut u rikthye në vëmendjen e opinionit publik bullgar, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes së Bullgarisë, Ilijana Jotova, e përmendi vendin tonë gjatë takimit me kryeministrin sllovak Robert Fico.

Siç raportojnë mediat bullgare, Jotova dhe Robert Fico kanë diskutuar edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ata kanë qenë të prerë se procesi i anëtarësimit duhet të zhvillohet sipas rregullave dhe në bazë të arritjeve të vendeve kandidate.

“E dini se kemi disa probleme me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE. Kërkojmë mbështetjen tuaj që Maqedonia të ndjekë politikën evropiane të anëtarësimit. Për katër vjet nuk kemi parë përparim në zbatimin e detyrimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në vitin 2022”, ka deklaruar Jotova në takim, shkruan agjencia “BTA”.

Maqedonia e Veriut e mori statusin e vendit kandidat që në vitin 2005, por procesi i anëtarësimit është bllokuar disa herë – fillimisht për shkak të kontestit me Greqinë, e më pas për shkak të vetos bullgare. Pas miratimit të të ashtuquajturit propozim francez në vitin 2022, filloi procesi i skriningut, por hapja e klasterit të parë varet nga ndryshimet kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër