Gashi – Gjoktas: Maqedonia dhe Turqia dakordohen për forcimin e familjes dhe vlerave familjare

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Nevojitet mbrojtje dhe përforcim më i madh i familjes dhe vlerave familjare, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për fusha me rëndësi të madhe për të dyja shoqëritë, por nevojitet bashkëpunim më i madh në të gjitha nivelet, duke pasur parasysh se ruajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë kontribuon theksueshëm në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve, konstatuan kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Ozdemir Gjoktas, në takimin e sotëm në Shkup.

Kryetari Gashi, njoftojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë e takimit me ministren Gjoktas dhe për diskutimin mbi vlerat familjare si një përcaktim civilizues. Ai theksoi se politika sociale dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe përforcimin e familjes kanë zhvilluar një spektër të gjerë politikash dhe shërbimesh të orientuara drejt familjeve, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe kategorive të tjera të cenueshme. Vendi ynë është i gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me Turqinë në këto fusha, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të shërbimeve sociale të qasshme dhe cilësore në bashkësi.

Ai shprehu bindjen se diplomacia parlamentare mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të krijojë hapësirë për forma të reja të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Gjoktas theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë kultivojnë miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, si dhe kanë lidhje të thella historike dhe kulturore. Ajo theksoi se Turqia i ka shpallur dhjetë vitet e ardhshme si Dekadën e Familjes dhe të Popullsisë, me fokus në përforcimin dhe mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, nxitjen e martesës, veçanërisht te të rinjtë, si dhe rritjen e natalitetit dhe mbështetjen e prindërve.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se nevojitet mbrojtje dhe përforcim më i madh i familjes dhe vlerave familjare, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për fusha me rëndësi të madhe për të dyja shoqëritë. Nevojitet bashkëpunim më i madh në të gjitha nivelet, duke pasur parasysh se ruajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë kontribuon theksueshëm në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër