Iniciativa e KE-së për integrim të përshpejtuar, Ruzhin: Optimiste, nuk shmang detyrimet e brendshme

Nga Xh M
33 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shtator Zhurnal.mk – Rruga drejt anëtarësimit në BE veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet çështje komplekse, sidomos për RMV-në me një histori dydekadëshe aspiruese, vlerëson për TVM2, ish ambasadori, Nano Ruzhin. Duke komentuar propozimin e eurokomesares Marta Kos mbi përshpejtimin e integrimit të vendeve aspirante, Ruzhin e klasifikon si një paralajmërim optimist, e që nuk kanë munguar edhe më herët nga diplomatë të ndryshëm evropian. Megjithatë sipas, tij çdo iniciativë që vjen nga Brukseli patjetër do të ndeshet me realitetin politik.

“Ky propozim nga Marta Kos gjithsesi është një lloj injeksioni pozitiv për të gjithë ata që garojnë për anëtarësim në BE, respektivisht, për të filluar negociatat me klasterët që janë para nesh. Mendoj secili që e njeh Bashkimin Evropian, rregullat strikte, çështjen e konsensusit gjatë vendimmarrjes, gjithmonë do të konstatoj se para së gjithash duhet të mbarojë obligimi ynë që na është vendosur nga Këshilli Evropian e që është, përfshirja e komuniteteve etike në preambulë, para së gjithash, përfshirë atë komunitet etnik që llogaritet si etnikumin bullgar që jeton në RMV. Kështu që për fat të keq, sado që të mundohemi, ky proces ose ky bypass qe e paralajmëron Marta Kos, sërish do të ballafaqohet me realitetin.”, u shpreh për TVM2, ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Ruzhin përkujton se megjithatë, nyja që zhbllokon euointegrimin ka ngelur në Kuvend, te ndryshimet kushtetuese që kërkojnë votimin na 2/3 e deputetëve.

“Ne kemi obligim me ndryshimin e kushtetutës. Siç e dimë, kjo qeveri nuk dëshiron të lëshojë pe. Propozohen disa opsione në kuptim: do ta ndryshojmë kushtetutën kur të bëhemi anëtare por kjo është e papranueshme në diplomaci. Ne duhet ti respektojmë rregullat e 27 vendeve anëtare, na përgjigjet ose jo, duam apo s’duam.. Kemi obligime dhe duhet të përballemi me të.”, theksoi për TVM2 Ruzhin.

Komisioni Evropian pritet t’i paraqesë në tetor idetë për reformimin e procesit të zgjerimit, që përfshin: integrimin gradual në BE, përfitime me reforma konkrete dhe mundësi për treg të përbashkët. Në anën tjetër, dokumenti do të shqyrtojë edhe reforma brenda vetë BE-së dhe përgatitjen institucionale për më shumë vende anëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër