Qeveria miraton Memorandumin për bashkëpunim me Katarin në fushën e punës

Nga Xh M
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shtator Zhurnal.mk – Qeveria ka dhënë dritën jeshile për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Shtetin e Katarit për bashkëpunim në fushën e punës, me iniciativë të ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përcjell TV21. Sipas ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, memorandumi parashikon shkëmbim të përvojave, ekspertizës dhe praktikave të mira në marrëdhëniet e punës, inspektimin e punës, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, si dhe zhvillimin e legjislacionit.

“NJË HAP I RI NË BASHKËPUNIMIN ME SHTETIN E KATARIT. Sonte, Qeveria e dha dritën jeshile për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e punës me Shtetin e Katarit, me iniciativë të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Mr. Besar Durmishi. Memorandumi hap mundësi për shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe praktikave të mira në fushën e marrëdhënieve të punës, inspektimit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe në zhvillimin e legjislacionit. Veçanërisht e rëndësishme është se bashkëpunimi do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin nacional të të dy shteteve dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e kornizës ligjore në fushën e punës. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo iniciativë që kontribuon në legjislacion më të mirë, siguri më të madhe juridike dhe institucione më të fuqishme. Partneritetet e fuqishme ndërkombëtare janë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, por edhe për krijimin e zgjidhjeve moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe forcojnë besimin në institucione. Siguria juridike, sundimi i së drejtës dhe dinjiteti i punës janë themelet e një shoqërie moderne dhe efikase”, ka shkruar Shasivari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër