Tiranë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Vendi ynë pritet sot pritet të përfshihe nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe orë të gjata me diell në të gjithë territorin.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës nuk priten ndryshime të ndjeshme të kushteve të motit, ndërsa kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë vendin.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat malore, lugina dhe përgjatë bregdetit, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 13 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
Në përgjithësi, dita e hënë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i kthjellët dhe me shumë diell në të gjithë territorin.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/37 | Diell |
| Kukës | 17/35 | Diell |
| Lezhë | 21/37 | Diell |
| Dibër | 14/35 | Diell |
| Durrës | 20/37 | Diell |
| Tiranë | 21/37 | Diell |
| Elbasan | 21/38 | Diell |
| Berat | 16/38 | Diell |
| Vlorë | 20/37 | Diell |
| Korçë | 16/32 | Diell |
| Gjirokastër | 15/38 | Diell |
| Sarandë | 20/35 | Diell |
