Roberto Carlos i ‘dashuruar’ me Dimarcon: Më kujton vetën

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Roberto Carlos ka folur me superlativa për Federico Dimarcon, duke e krahasuar yllin e Interit me veten dhe duke e vlerësuar lart stilin e tij të lojës.

Dimarco, i shpallur lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A, është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Interit, ndërsa aktualisht ka dyshime nëse do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Real Madridit.

Roberto Carlos u pyet për krahasimin mes tij dhe Dimarcos, ndërsa legjenda braziliane pranoi se italiani i kujton shumë mënyrën se si ai luante gjatë karrierës së tij.

“Dimarco është një anësor i majtë i jashtëzakonshëm. Mund vetëm ta përgëzoj për sezonin e kaluar. Ai përfaqëson atë që është një mbrojtës modern”.

“Jam shumë i kënaqur të flas për të, sepse më kujton shumë stilin tim të lojës dhe shpejtësinë time. Ai është një lojtar super inteligjent dhe i uroj gjithë të mirat. Shpresoj që të rikuperohet”.

Fjalët e Roberto Carlos janë një vlerësim i madh për Dimarcon, sidomos duke pasur parasysh se braziliani konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në historinë e futbollit.

Me shpejtësinë, aftësinë për të kontribuar në sulm dhe inteligjencën taktike, Dimarco është bërë një prej figurave kryesore të Interit, ndërsa krahasimi me Roberto Carlosin vetëm sa e rrit vlerën e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër