Rasti Onima, Gjesti dënohet me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë.

Vendimi është marrë pasi Kelmendi ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë, raporton Sinjali.com.

Këngëtari Gjesti është paraqitur sot në gjykatë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.

Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Kërkesa është kundërshtuar fillimisht nga pala e dëmtuar, por marrëveshja është pranuar nga Gjykata.

Ndryshe, Gjesti ishte arrestuar më 11 mars për rastin në fjalë, nën dyshimin për tri vepra penale: “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Para disa muajve ishin publikuar edhe pamjet që tregonin momentin kur këngëtari Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, hyri në ambientet e shtëpisë muzikore Onima, një ngjarje që kishte bërë bujë të madhe në media dhe opinionin publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër