Kina injekton mbi 46 miliardë euro në bankat dhe kompanitë shtetërore të sigurimeve

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 8 shtator, Zhurnal.mk – Kina po ndërmerr një hap të madh për të mbështetur sistemin e saj financiar, duke injektuar 360 miliardë juanë, rreth 46,1 miliardë euro, në tetë banka dhe kompani shtetërore të sigurimeve, në një kohë kur rritja ekonomike e vendit po ngadalësohet, raportoi “Euronews”.

Pjesa më e madhe e fondit, rreth 290 miliardë juanë (37,2 miliardë euro), do të shkojë për bankat, me qëllim forcimin e kapacitetit të tyre, për të vazhduar kreditimin dhe mbështetjen e ekonomisë.

Ndër përfituesit kryesorë janë Banka Bujqësore e Kinës dhe Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës, dy bankat më të mëdha në vend.

Ndërkohë, fonde do të marrin edhe kompani të mëdha shtetërore të sigurimeve.

Sektori financiar kinez, është përballur me presion nga normat e ulëta të interesit, dobësimi i kreditimit dhe kthimet më të ulëta nga investimet.

Qeveria gjithashtu u ka kërkuar institucioneve financiare të mbështesin tregun vendas të aksioneve.

Kjo ndërhyrje konsiderohet si një nga paketat më të mëdha të mbështetjes për sistemin financiar kinez gjatë këtij viti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër