PD përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Në 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, Partia Demokratike ka zhvilluar një aktivitet përkujtimor në nderim të personave që morën pjesë në revoltën e 9 shtatorit 1946 kundër regjimit komunist.

Në aktivitet morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deputetë të Partisë Demokratike, përfaqësues të strukturave lokale, si dhe familjarë të të prekurve nga represioni komunist.

Kryengritja e Postribës, e zhvilluar më 9 shtator 1946, konsiderohet si një prej akteve të para të organizuara të rezistencës kundër regjimit komunist në Shqipëri. Pas shtypjes së saj, autoritetet komuniste ndërmorën masa të ashpra ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve, me arrestime, dënime dhe pushkatime.

Gjatë ceremonisë u vu në fokus kujtesa për viktimat dhe të përndjekurit politikë, ndërsa Postriba u cilësua si një simbol i qëndresës ndaj diktaturës dhe i përpjekjes për liri e demokraci.

Aktiviteti u zhvillua nën moton “Kryengritja e Postribës – Lëvizja e parë antikomuniste në Shqipëri”, 80 vjet pas ngjarjeve që shënuan një nga momentet e hershme të përplasjes me regjimin komunist.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër