“Liria ka veç një emër, UÇK”, Vedat Bajrami i bashkohet thirrjes për marshin e 12 shtatorit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Vedat Bajrami, iu është bashkuar thirrjes për marshin e 12 shtatorit, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi në përkrahje të katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të mbahet në Prishtinë, në një kohë kur procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i afrohet fazës së vendimit.

Përmes një postimi në Facebook, aktori iu bashkua thirrjes për marshin e 12 shtatorit, i cili do të mbahet në ‘sheshin’ Skënderbeu.

“Për ata që ishin të gatshëm me dhanë jetën për lirinë e popullit, për ata që ne i pamë si shpresë në vitet e robërisë. Marshojmë më 12 shtator në orën 14:00 në sheshin ‘Skënderbeu’, marshojmë për lirinë e tyre. Se liria ka veç një emër, UÇK!”, ka shkruar Bajrami.

Thirrja e tij vjen në një periudhë kur çështja e ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Kosovë, ndërsa qytetarë, figura publike dhe përfaqësues të ndryshëm kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me procesin në Hagë.

Marshi i 12 shtatorit pritet të mbledhë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së dhe të përcjellin një mesazh solidariteti në prag të vendimit të Gjykatës Speciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër