Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska‑Koçoska nesër do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Ohër 2026”, e cila mbahet në Ohër.
Ministrja Dimitrieska‑Koçoska do të ketë fjalim hyrës në hapjen e Konferencës dhe do të marrë pjesë në diskutimin panel me temë: “Nga presioni në eurozonë deri te rezistenca fiskale: Prioritetet buxhetore, realitetet në sektorin privat dhe leksionet rajonale”.
Konferenca ka për qëllim të kontribuojë për politika fiskale më të qëndrueshme, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe integrim rajonal më të afërt në një mjedis global gjithnjë e më kompleks.
Në Konferencë marrin pjesë ministra të financave, drejtues të administratave tatimore nga rajoni, përfaqësues qeveritarë dhe ekspertë. Konferenca është mundësi për shkëmbim idesh dhe përvojash dhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
