Më 25 tetor ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator Zhurnal.mk – Ora dimërore këtë vit do të nisë më 25 tetor, kur akrepat e orës do të kthehen nga 03:00 në 02:00.

Sipas rregullave aktuale të BE-së, ora verore në vitin 2027 do të nisë më 28 mars, ndërsa do të përfundojë më 31 tetor.

Megjithatë, ky kalendar nuk do të thotë se ndryshimi i orës është i garantuar deri në vitin 2031. Nëse ndërkohë miratohen rregulla të reja të BE-së, kalimi dy herë në vit nga ora verore në atë dimërore mund të hiqet më herët.

Vendet e BE-së prej vitesh diskutojnë heqjen e ndryshimit të orës, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje se cilën orë do të mbajnë përgjithmonë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër