Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, 10 shtator 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë me dije se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rastet kur plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit për kufizime.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër