Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se investimet e huaja direkte gjatë rreth dy viteve e gjysmë të qeverisjes së tij kanë arritur në rreth 1.4 miliardë euro, duke shtuar se rezultatet duhet të krahasohen me qeverinë e mëparshme.

Ai tha se në qeverisjen e kaluar, në dy vitet e para pa gjendje krize dhe me funksionalitet normal, investimet e huaja ishin rreth 750 milionë euro.

“Nëse bëhet analizë, për shembull, gjatë dy viteve të fundit, domethënë në 24 muaj e gjysmë që nga zgjedhja e kësaj Qeverie, niveli total i investimeve të huaja është rreth 1 miliard e 400 milionë euro. Dhe tani, nëse gjithmonë më thonë se nuk mund të bësh krahasim me të kaluarën, ne gjithsesi duhet të krahasohemi me qeverinë e mëparshme, sepse ne jemi qeveria që mposhti qeverinë e mëparshme, ofruam një koncept të ri dhe u zgjodhëm nga qytetarët dhe jemi aty ku jemi. Prandaj duhet të krahasohemi, sado keq që ishte. Nëse i krahasojmë këto dy vjet me dy vitet e para, kur nuk kishte kriza, atëherë do të jetë një krahasim midis rreth 1 miliard e 400 milionë për këtë qeveri dhe afërsisht 750 milionë që kishte qeveria e mëparshme. Shifrat janë të qarta, diferenca është e madhe”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër