Rama: Mbi 30 mijë familje të mbështetura nga programet e strehimit, 50 mijë deri në 2030

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”, ku theksoi se politika e re e strehimit mbështetet mbi rezultatet e arritura gjatë viteve të fundit.

Rama u shpreh se nga viti 2018 deri në vitin 2026, nëpërmjet programeve të strehimit, janë mbështetur 30 904 familje në të gjithë Shqipërinë.

“Këto programe dhe kjo politikë e re e strehimit nuk lind në boshllëk. Nga viti 2018 në vitin 2026 që jemi sot, janë 30 904 familje të mbështetura nga programet e strehimit në Shqipëri”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi gjithashtu objektivin e shpallur një vit më parë për mbështetjen e 50 mijë familjeve deri në vitin 2030.

“Në prezantimin e programit përpara zgjedhjeve të një viti më parë, program që, siç e thashë atëherë, nuk ishte elektoral, por ishte qeverisës, kemi folur për 50 mijë familje deri në 2030, të cilat do të kenë mundësinë e një çelësi për të hapur derën e shtëpisë, me të gjitha këto forma natyrisht”, u shpreh ai.

Rama theksoi se objektivi prej 50 mijë familjesh nuk ishte një premtim i lidhur me fushatën elektorale, por pjesë e përgjegjësisë qeverisëse.

“50 mijë çelësa nuk janë një objektiv i hedhur në ajër para një fushate, që për ne nuk ishte sfidë e mirëfilltë në aspektin e fitores, por ishte një sfidë e mirëfilltë në aspektin e barrës së madhe të përgjegjësisë që kërkuam”, tha Kryeministri.

Ai nënvizoi se rezultatet e deritanishme, me mbi 30 mijë familje të mbështetura, përbëjnë bazën mbi të cilën do të vijojë politika e strehimit.

“Dhe për këdo që e ka harruar dhe mund ta kenë harruar të gjithë praktikisht se këtu memoria bëhet gjithnjë e më e shkurtër, ndërkohë që llumi që futet në të gjithë ato kanalizimet e padukshme të trurit bëhet gjithmonë e më i trashë, 50 mijë çelësa nuk janë një objektiv i hedhur në ajër para një fushate që për ne nuk ishte sfidë e mirëfilltë në aspektin e fitores, por ishte një sfidë e mirëfilltë në aspektin e barrës së madhe të përgjegjësisë që kërkuam. Sepse ndërkohë janë 30 904 familje që janë shërbyer me politikat tona të strehimit”, deklaroi Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër