KFOR dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Forcat EOD të KFOR-it nga kontingjenti rumun kanë zhvilluar një inspektim të sigurisë në një objekt civil për ruajtjen e eksplozivëve në afërsi të Gllarevës.

Inspektimi u krye në bashkëpunim me inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

KFOR-i tha se aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet vendore, me synim forcimin e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër