Hoxhaj thërret qytetarët në Marshin për Liri: Mos mungo, nesër i gjithë populli në Prishtinë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nesër t’i bashkohen Marshit për Liri në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se marshi do të nisë në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu”, duke theksuar se qytetarët do të bashkohen për liri dhe drejtësi.

“Nesër, i gjithë populli në Marsh për Liri. Në orën 14:00, bashkohemi në Sheshin ‘Skënderbeu’ për lirinë dhe drejtësinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mesazhin për marshin ta shpërndajnë edhe me familjarët dhe miqtë e tyre, në mënyrë që pjesëmarrja të jetë sa më masive.

Bashkë me postimin, Hoxhaj ka publikuar edhe një fotografi me portretet e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe me mesazhet: “Kosova po pret”, “Mos mungo!” dhe “Kosova të thërret”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër