Tiranë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në ceremoninë e zhvilluar sot në Presidencë ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi.
Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, vijoi me leximin e dekretit të emërimit dhe formulës së betimit. Më pas, ministrja Spahiu u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke i uruar suksese në detyrën e re.
Spahiu zëvendëson në këtë detyrë ish-ministre Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra.
Kuvendi miratoi të hënën me 79 vota pro lirimin nga detyra të Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Me po 79 vota, Kuvendi miratoi emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
