E ardhmja e Federico Chiesas te Liverpooli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, pasi italiani po lidhet me një largim drejt La Ligës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Calciomercato.com, për Chiesan interesim kanë shfaqur Atletico Madridi dhe Valencia.
Valencia, që aktualisht renditet e fundit në La Liga me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve, mund t’i ofrojë Chiesas mundësinë për t’u ribashkuar me Harvey Elliott, i cili është i huazuar te klubi spanjoll.
Në garë për italianin është edhe Atletico Madridi, që po e monitoron situatën e tij pasi dështoi ta rikthejë Nico Gonzalez nga Juventusi pas huazimit të suksesshëm.
Chiesa iu bashkua Liverpoolit nga Juventusi në vitin 2024, por që atëherë ka pasur vështirësi për të siguruar minuta.
Në sezonin e tij debutues në Ligën Premier, ai luajti vetëm 104 minuta, ndërsa sezonin e kaluar ishte titullar vetëm në një ndeshje.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë këtë sezon.
Chiesa ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje zyrtare dhe nuk është përfshirë as në listën e Liverpoolit për Ligën e Kampionëve.
Tashmë, një largim i Chiesas në janar po shihet si një mundësi reale, me dy klubet spanjolle që po e përcjellin nga afër situatën e tij.

