LVV dhe LDK kërkojnë votim individual për nënkryetarët, PDK kundërshton ndryshimin e praktikës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën e votimit të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

LVV-ja dhe LDK-ja janë shprehur të gatshme që votimi të bëhet individualisht për secilin kandidat, ndërsa PDK-ja kundërshton ndryshimin e praktikës së votimit në pako.

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë të dakordimit ndërmjet partive, procesi duhet të vazhdojë me votimin e secilit kandidat një nga një.

Ajo tha se LVV-ja është e gatshme që të veprojë në përputhje me atë që përcakton aktgjykimi.

“LVV është e gatshme që të vazhdoj qoftë me votime e secili një nga një, qoftë se si e parshe aktgjykimi. Me qenë se nuk kemi dakordim, atëher vazhdojmë me votimin për secilin një nga një”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së ka thënë se aktgjykimi nuk përcakton që votimi të bëhet individualisht, duke argumentuar se praktika parlamentare ka qenë që kandidatët të votohen në pako.

“Nuk është ashtu në aktgjykim, aty thuhet se duhet të repaktohet praktika parlamentare. Praktika ka qenë që ajo të votohet në pako. Për t’u ndrruar parti parlamentare kërkohet konzenzu, konsesnus nuk ka. Nëse munodheni me ndrru formen si mjete bllokade ne nuk pranojmë. Si mjet bllokade nuk u lejojmë”, tha ai.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në mungesë të konsensusit, partia e saj është në përkrahje të votimit individual.

“Meqë nuk ka koncesnsu jemi në përkrahje edhe individualishir. Ne po ashtu nuk e kontesojmë vullnetin e deputet për të përkrahue apo mos përprkah ndonjë kandidat për nënkryetar”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër