Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj nuk e voton Vlora Çitakun e PDK-së për nënkryetare.
“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK’së për nënkryetar siç i takon, por s’mund të votojmë zonjën Çitaku”, ka thënë ajo.
PDK ka votuar pro nënkryetarit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola. Po ashtu, edhe LDK votoi pro Golës dhe Çitakut.
E pyetur se kush do të ishte i pranueshëm prej PDK’së për Vetëvendosjen, Nagavci tha: “Kjo mbetet të shihet, vota e deputetëve e deklaron”.
Ai shtoi se deputetët e Vetëvendosjes votojnë “me vullnetin e tyre të lirë”, ka shtuar Nagavci.
