NPK Tetova nis aksionin për larjen e kontejnerëve dhe pastrimin e hapësirave përreth

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shtator Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike Komunale „Tetova-Tetovë“ gjatë netëve të fundit ka zhvilluar një aksion për larjen dhe pastrimin e kontejnerëve, si dhe të hapësirave përreth tyre në qytet.

Aksioni ka për qëllim përmirësimin e higjienës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, veçanërisht në pikat ku janë të vendosur kontejnerët për mbeturina.

Nga ndërmarrja bëjnë apel te qytetarët që të tregojnë më shumë kujdes gjatë hedhjes së mbeturinave dhe ato t’i vendosin brenda kontejnerëve, e jo përreth tyre.

Drejtori i NPK „Tetova-Tetovë“, Samet Bislimi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me ndërmarrjen dhe të kontribuojnë në mbajtjen e qytetit të pastër.

Bislimi ka apeluar gjithashtu që mbeturinat inerte të mos grumbullohen pranë kontejnerëve. Për largimin e tyre, qytetarët duhet të kontaktojnë ndërmarrjen, e cila do të ndërmarrë masat e nevojshme për mënjanimin e tyre.

Nga NPK theksojnë se mirëmbajtja e hapësirave publike nuk varet vetëm nga puna e ndërmarrjes, por edhe nga ndërgjegjësimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që hapësirat rreth kontejnerëve të jenë më të pastra dhe qyteti të ketë një pamje më të mirë dhe më të mirëmbajtur.

https://www.facebook.com/share/p/19FrShxtdK/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër