9
Bulqizë, 12 shtator Zhurnal.mk – Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
