Vizita e Berishës në SHBA/ Meta: Non-grata ra moralisht kur hodhi në gjyq Blinkenin

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se “non grata” e kryedemokratit Sali Berisha ka rënë moralisht që ditën kur hodhi në gjyq ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Në një intervistë për Syri.net ku foli për vizitën e Berishës në SHBA, Meta tha se kalimi i oqeanit ishte “qershia mbi “tortën” e helmuar të pabesisë dhe korrupsionit që iu ofrua të hanin shqiptarët nga McGonigalët”.

Ndër të tjera ai shtoi se duhen hetuar në mënyrë emergjente ccështja “McGonigal” dhe ajo e “dy tigrave” nga Bangladeshi, të cilat sipas tij ndikuan në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

“Non grata e Z. Berisha ra moralisht që ditën që ai nuk u “struk” por hodhi në gjyq Sekretarin e George Sorosit. Non grata e Z. Berisha ra politikisht më 11 Dhjetor 2021 kur as acari nuk i pengoi mijërat e delegatëve që të mblidheshin në stadium për të delegjitimuar jo vetëm “non gratën” e paguar shtrenjtë nga Soros dhe Rama, por edhe “kukullën sorosiste” që shiti kauzat opozitare dhe i dorëzoi mandatet parlamentare të opozitës Edi Ramës, bashkë me të gjitha bashkitë por edhe institucionet e “Drejtësisë së Re”.

Kalimi i oqeanit ishte vetëm qershia mbi “tortën” e helmuar të pabesisë dhe korrupsionit që iu ofrua të hanin shqiptarët nga McGonigalët, si alternativë që të mos hanin barin. Sepse dikush ndikoi në mënyrë të paligjshme për të sjellë si zgjidhje dy “tigrat” rangallë nga Bangladeshi, që iu kanë kushtuar shqiptarëve mbi 100 milion euro.

Dhe një kukull-Ministër i Energjisë, që nuk e dinte se sa energji prodhojnë këta “tigra” kaq të shtrenjtë si shejtan budalla na njoftoi se do bëheshin pronë e KESH-it. Përse? Si? Në ç’mënyrë? Hetimi i plotë i kësaj afere dhe çështjes McGonigal janë emergjente edhe për të detoksikuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, që u helmuan nga McGonigalët, ku një nga pasojat ishte edhe non grata absurd e Z. Berisha.

Por pasojat më të mëdha ishin kapja e shtetit nga Edi Rama dhe sidomos “Drejtësisë së Re”, jo vetëm përmes vetingut, siç thotë Ahmetaj, por duke nisur me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota më 18 dhjetor 2017, bllokimin e KED në janar 2017, që e la Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese, betimet te noterja te Lana të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe plot çmenduri të tjera. Ndaj konflikti i sotëm gjyqësor-Qeveri është një pasojë e vogël në raport me themelet e përmbysura tërësisht gjatë zbatimit antikushtetues dhe të njëanshëm të Reformës në Drejtësi, që u votua me 140 vota më 21-22 korrik 2016”, tha Meta. /CNA

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër