Arratisja e Gentian Çipit nga burgu, media greke publikon fotot e armëve dhe drogës që iu sekuestrua në 2025

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Athinë, 12 shtator Zhurnal.mk – Media greke ka siguruar foto të sendeve që u sekuestruan një vit më parë nga policia e Selanikut gjatë operacionit për goditjen e grupit të drejtuar nga Gentian Çipi.

Gentian Çipi, 41 vjeç, Enea Basholli, 31 vjeç, dhe Kleo Topa, 24 vjeç, të tre nga Korça, ranë në prangat e policisë greke më 8 shtator 2025. Ata dyshohen se në orët e para të 3 shtatorit 2024, në zonën e Pilaias në Selanik, kanë hapur zjarr jashtë një kantine, duke tentuar të vrasin një 25-vjeçar grek, i cili u plagos rëndë, duke marrë plagë në gjoks dhe dorë.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti 3 gëzhoja. Sipas policisë greke, personi që qëlloi me armë ishte Gentian Çipi, i cili rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme. Pas ngjarjes, tre të dyshuarit janë larguar me automjetin në pronësi të Enea Bashollit.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik në 2025, Çipi dhe Topa nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme, duke përplasur një automjet të policisë. Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër