Kosovë, me 62 vota, Kuvendi zgjodhi Albin Kurtin kryeministër

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka votuar kabinetin e ri qeveritar të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, duke i hapur rrugë fillimit të mandatit të katërt të Qeverisë së udhëhequr prej tij.

Për përbërjen e re të Qeverisë kanë votuar 62 deputetë, ndërsa 8 kanë votuar kundër. Nuk ka pasur asnjë abstenim.

Kabineti i ri qeveritar përbëhet nga 20 anëtarë. Glauk Konjufca do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa Donika Gërvalla është propozuar zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë. Fikrim Damka do të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit të tretë.

Përbërja e re e Qeverisë Kurti 4 është si vijon:

  • Hekuran Murati – ministër i Financave
  • Andin Hoti – ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
  • Ejup Maqedonci – ministër i Mbrojtjes
  • Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme
  • Lulzon Jakxhiu – ministër i Dixhitalizimit dhe Administratës Publike
  • Arben Vitia – ministër i Shëndetësisë
  • Hajrulla Çeku – ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Saranda Bogujevci – ministre e Kulturës dhe Turizmit
  • Elbert Krasniqi – ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
  • Blerim Gashani – ministër i Sportit dhe Rinisë
  • Fitore Pacolli – ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
  • Armend Muja – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  • Mimoza Kusari – ministre e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit
  • Dimal Basha – ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
  • Artane Rizvanolli – ministre e Ekonomisë
  • Nenad Rashiq – ministër për Komunitete dhe Kthim
  • Rasim Demiri – ministër për Zhvillim Rajonal

Me votimin e kabinetit të ri qeveritar, Albin Kurti nis zyrtarisht mandatin e katërt si kryeministër i Kosovës.

Votimi i Qeverisë së re vjen në kuadër të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shënuar një tjetër etapë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit.

artikuj të ndërlidhura