Shkup, 13 shtator Zhurnal.mk – Polici është lënduar, ndërsa nuk dihet se ku janë larguar sulmuesit. Një polic mbrëmë është sulmuar dhe më pas është tërhequr zvarrë me automjet, para se të lirohej. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime. Incidenti ka ndodhur pranë pikës kufitare Bllacë, pasi një ekip policor i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Veri është përpjekur të ndalojë një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara dhe po lëvizte nga pika kufitare drejt Shkupit.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 17:00, në drejtim nga pika kufitare “Bllacë” drejt Shkupit, në vendin e quajtur “Vrazhji Vir”, zyrtarët policorë kanë vërejtur një automjet transportues “Volkswagen Transporter” me targa të huaja. Automjeti ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme të kontrabanduara, ndërsa drejtuesi nuk është ndalur në shenjën e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen.
