Shala u zgjedh nënkryetar i Kuvendit, por thotë se Qeveria është jokushtetuese

Nga Xh M
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala ka thënë se Qeveria Kurti 4 që u votua sot në Kuvendin e Kosovës është jokushtetuese.

Sipas tij, ekzekutivi në krye me liderin e VV’së është zgjedhur nga një Kuvend i pakonstituuar.

“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese” ka thënë Shala

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, ka shtuar ai.

Shala sot është votuar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me propozim të LDK’së pasi VV mbrëmë garantoi se do t’ia japë votat atij dhe Çitakut.

PDK sot njoftoi se do ta pezullojë kandidaturën e Çitakut për të pritur interpretimin e Kushtetueses.

Haxhiu ka hedhur në votim kandidaturën e Shalës pa u kryer votimi për kandidaturën e PDK’së duke konstatuar se Kuvendi konsiderohet tashmë i konstituuar.

Në një prononcim për Express Shala ka thënë se vota e VV për të tregon se subjekti i Kurtit ka ndryshuar qëndrim e jo ai.

Shala bashke me pesë deputetë tjerë të LDK ka kundërshtuar ujdinë e Kurtit dhe Abdixhikut për emrin e Bekim Sejdiut për President.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër