Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njofton se sipas analizave të kryerar uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.

“Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 07.09.2026 deri më 11.09.2026 ka marrë 174 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 174 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat PËRGJIGJEN RREGULLAVE të Rregullores për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër