Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Vendimet e fundit të organeve gjyqësore janë dëshmi e qartë se instalimet politike në gjyqësor të LSD dhe BDI ende funksionojnë.
Gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhur në Zajas dhe Strumicë, nga Zaev dhe Ahmeti, ende punojnë në interes të atyre që i kanë vendosur dhe e dëmtojnë besimin e qytetarëve në gjyqësor.
Në rastin “Laskarci” humbën jetën 16 qytetarë. Në tragjedinë me spitalin modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, thonë nga VMRO‑DPMNE.
Dhjetëra familje mbetën pa më të afërmit e tyre. Ndërsa qytetarët sot shohin një sistem gjyqësor nga i cili presin përgjegjësi, por në vend të kësaj marrin vendime që edhe më tej e rrënojnë besimin në institucione.
Gjykata Supreme e udhëhequr nga Afrim Fidani, Xhemaili Saiti dhe Safet Kadrii, e anuloi vendimin për rastin Laskarci në të cilin humbën jetën 16 qytetarë dhe i liroi fajtorët.
Gjykata Supreme gjithashtu e la të lirë edhe Stevço Jakimovski, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë për krim.
Maqedonisë nuk i duhet gjyqësor që do t’i mbrojë LSD dhe BDI. Sundim i ligjit dhe drejtësisë në Maqedoni duhet të ketë, shtojnë nga partia.
