Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës

Nga D. V.
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – SPB Tetovë njofton se është djegur ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës.

“Më 13.09.2026 në ora 10:00 në SPB Tetovë, I.M.(44) nga fshati Gllogjë i Tetovës, ka denoncuar se afër stadiumit në fshatin Gllogjë i është shkaktuar zjarr një makine pune (ekskavator) i parkuar, pronë e bashkësisë lokale.

Nga zjarri është kapur brendësia, përkatësisht kabina e makines së punës dhe instalimi në kabinë. Zjarri është lokalizuar nga denoncuesi dhe persona të tjerë.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi policor i SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër