Lady Gaga bëhet nënë, fotografohet për herë të parë me foshnjën

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lady Gaga po përjeton tashmë rolin e nënës.

Ylli i muzikës pop dhe i fejuari i saj, Michael Polansky, janë fotografuar për herë të parë që kur “Page Six” raportoi u bënë së fundmi prindër për herë të parë.

Në fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga “Page Six”, këngëtarja 40-vjeçare shihet duke mbajtur foshnjën pranë gjoksit, teksa shëtiste së bashku me sipërmarrësin 42-vjeçar në Kaliforninë Veriore.

 Foto: Lady Gaga / Backgrid

Gaga zgjodhi një veshje të thjeshtë për këtë dalje, duke u shfaqur me pantallona të bardha të lirshme dhe një pallto të gjerë, ndërsa sytë i mbulonte me syze dielli të errëta.

Polansky, ndërkohë, ecte pranë të fejuarës së tij i veshur me pantallona të shkurtra, një bluzë me kapuç, një kapele bejsbolli dhe shapka.

 Foto: Lady Gaga / Backgrid

Këngëtarja e hitit “Poker Face” dukej se e mbante dorën në mënyrë mbrojtëse mbi të porsalindurin, ndërsa familja ecte përgjatë rrugës.

Kjo dalje e rrallë publike ofron pamjen e parë të jetës së re të çiftit si prindër, të cilët njihen për faktin se e mbajnë jetën private larg vëmendjes së publikut.

 Foto: Lady Gaga / Backgrid

Aktorja e “A Star Is Born” kishte qëndruar kryesisht larg syrit të publikut gjatë muajve të fundit, pasi përfundoi turneun e saj “Mayhem Ball” në prill.

Megjithëse e ka mbajtur private rrugëtimin e saj drejt mëmësisë, fituesja e çmimit Grammy ka folur hapur në të kaluarën për dëshirën e saj për t’u bërë nënë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër