Nikolloski: Shtetet që investojnë në projekte strategjike përparojnë në shekullin XXI

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, thotë se zhvillimi i një shteti në shekullin XXI varet nga realizimi i investimeve të mëdha, strategjike dhe afatgjata.

“Kjo Qeveri ndjek politikë për të ardhmen”, porositi Nikolloski, duke iu referuar projekteve kapitale të realizuara gjatë javës së kaluar.

Ai veçoi centralin e ri kogjenerativ, ndërtimin e parkut më të madh të erës dhe aeroportin e rikonstruktuar “Shën Apostol Pavli” në Ohër.

Sipas Nikolloskit, këto projekte nuk janë vetëm ndërtime infrastrukturore, por investime për të ardhmen, vende të reja pune, siguri energjetike, lidhje më të mirë dhe ekonomi më konkurruese.

“Ndërtimtaria tashmë për muajin e 18‑të me radhë është në rritje dhe kjo është dëshmi e qartë se projektet kapitale e shtyjnë shtetin përpara”, theksoi Nikolloski.

Ai porositi se investimet që realizohen sot duhet të krijojnë shtet më të fortë për gjeneratat e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër