Marrëdhënia mes aktores së njohur turke, Serenay Sarikaya dhe këngëtarit Mert Demir, duket se ka kaluar një tjetër moment tensioni.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, çifti ka qëndruar i ndarë për rreth 48 orë, pas një debati mes tyre.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ufuk Ozcan i Takvim, i cili pretendon se Sarikaya dhe Demir nuk kanë komunikuar për rreth dy ditë pas një mosmarrëveshjeje.
Serenay dhe Mert
Megjithatë, sipas të njëjtave raportime, situata nuk ka qenë një krizë e madhe që mund të rrezikonte të ardhmen e lidhjes.
Bëhet fjalë për një debat të zakonshëm, të ngjashëm me mosmarrëveshjet që mund të ndodhin në përditshmërinë e çdo çifti.
Pas rreth 48 orësh larg njëri-tjetrit, duket se situata është qetësuar dhe çifti ka vendosur të lërë pas këtë moment.
Sipas pretendimeve të publikuara në mediat turke, Mert Demir ka ndërmarrë një hap romantik për t’i dhënë fund polemikave me partneren e tij.
Serenay dhe Mert
Surpriza e këngëtarit thuhet se ka pasur efekt dhe, pas saj, Sarikaya dhe Demir janë pajtuar.
Çifti raportohet se po vazhdon lidhjen e tyre, duke lënë pas debatin e fundit.
Lidhja e tyre ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së mediave rozë në Turqi.
Dyshja janë përfolur vazhdimisht për ndarje dhe pajtime, teksa çdo zhvillim në marrëdhënien e tyre ka ngjallur interes të madh te fansat.


