Klekovski dhe ministri slloven Ostrc biseduan për reformat në shëndetësi dhe forcimin e partneritetit

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot zhvilloi takim me homologun e tij slloven, Tadej O‌strc, në kuadër të vizitës së tij të parë të punës jashtë vendit.

Siç njofton MSH, ky është një takim i parë zyrtar me një homolog të huaj që pasqyron rëndësinë e historisë së përbashkët, ngjashmëritë në sistemin politik, karakteristikat gjeografike dhe demografike, si dhe përvojat sllovene në zbatimin e reformave shëndetësore.

“Në takim u shkëmbyen informacione mbi gjendjen, sfidat dhe planet në të dy sistemet shëndetësore. Theks i veçantë iu kushtua Shërbimit nacional të dispeçerisë dhe indeksit slloven për ndihmën mjekësore urgjente, programeve për zbulimin e hershëm të kancerit dhe menaxhimit të radiodiagnostikës.
Dy ministrat ranë dakord që bisedimet të vazhdojnë edhe për planet e tjera reformuese, si dhe për projektin e përbashkët ekzistues për reformën në fushën e infermierisë”, thuhet në kumtesë.

Gjatë bisedës u theksua nevoja për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për studentët e Maqedonisë në Slloveni, si dhe për zgjerimin e mundësive për shkëmbimin e profesionistëve dhe për trajtim mjekësor.

“Ministri shprehu mirënjohje ndaj homologut të tij slloven për gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndarjen e përvojave sllovene, në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor”, theksohet në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër