Spahiu: Program i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.

Duke u ndalur te programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, ministrja Spahiu foli edhe për Programin Kombëtar të Depistimit të Skoliozës te Fëmijët. Prioritet do të jetë unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit, nga referimi dhe diagnostikimi deri te trajtimi i rasteve të evidentuara.

Në vijim të masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të forcuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, po intensifikohen politikat në mbështetje të shëndetit të fëmijëve, përmes programeve kombëtare të parandalimit dhe kujdesit të hershëm.

Sa i takon depistimit dentar për fëmijët PAK është finalizuar marrëveshja me Klinikën Stomatologjike Universitare, nga ku do të nisë, brenda këtij viti, zbatimi i programit të specializuar.

Për ofrimin e shërbimit do të angazhohet një ekip profesionistësh, me mjekë stomatologë, mjekë anestezistë-reanimatorë, të cilët shërbejnë në spitalet rajonale të vendit. Një pjesë e rëndësishme e programit do të jetë edhe trajnimi i profesionistëve, në mënyrë që kujdesi dhe trajtimi të përshtaten sa më mirë me nevojat specifike të këtyre fëmijëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër