Mickoski: Qeveria do të vazhdojë të ndihmojë për të sjellë yje muzikorë botërorë

Nga D V
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator, Zhurnal.mk – „Së pari, më lejoni t’u falënderohem të gjithë njerëzve që morën pjesë në këtë festim dhe shënim dinjitoz të 35‑vjetorit të pavarësisë. Duke filluar nga ngjarja e parë, ku mysafir ishte përsëri një yll botëror në stadiumin e Bitolës nën Tumbe Kafe, më 2 gusht, e deri te ngjarja e fundit, ku ishte përsëri një mega‑yll botëror David Guetta. Ndërkohë kishim disa mjuzikle nëpër qytetet e shtetit, nën moton „Dita ka ndriçuar fuqishëm“. Pastaj ishte ai koncert i mega‑yllit botëror, José Carreras, së bashku me përbërjen „all‑star“ maqedonase në sheshin e Shkupit. Këtu ishin edhe ngjarje të veçanta, gjithashtu me yje botërorë në Strumicë – Oakenfold, Van Dyk, bende rok maqedonase, ndër të cilët edhe koncerti i „Memoria“ në Strumicë etj. Bëhet fjalë për një përfshirje prej midis 200.000 dhe 250.000 qytetarë të lumtur maqedonas që këtë verë u shoqëruan me yjet maqedonas, por edhe me yjet botërorë“, deklaroi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në paraqitjen në Ditarin Qendror të MRT‑së.

Mickoski u ndal te aktivitetet që u zhvilluan me rastin e shënimit të 35‑vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë dhe njoftoi se do të vazhdojë praktika që Qeveria të ndihmojë për të sjellë yje muzikorë botërorë, si dhe të mbështeten artistët vendas.

„U falënderohem këngëtarëve maqedonas, aktorëve, organizatorëve, producentëve, regjisorëve, skenaristëve le të më falë dikush nëse do të harrohet. U falënderohem që bënë me të vërtetë një verë që do të jetë e paharrueshme, një verë që do të kujtohet gjatë dhe që do të përfaqësojë bazë për vitet që pasojnë“, tha Mickoski dhe shtoi:

„Unë dëgjova në konferencën për shtyp se obligim i organizatorit është të dorëzojë një listë shpenzimesh te Lotaria Shtetërore dhe, sipas deklaratave të drejtorit të Lotarisë Shtetërore, ajo listë shpenzimesh do të dorëzohet dhe publikohet. Kështu që opozita le të vazhdojë të fundoset në intrigat dhe trillimet e saj, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë dhe ta dorëzojmë atë që e presin qytetarët nga ne. Ja, do të them dhe do të paralajmëroj këtu përsëri, edhe një herë, se një kompani shoqërisht e përgjegjshme si Lotaria Shtetërore do të vazhdojë edhe në vitet që pasojnë të mbështesë punonjësit kulturorë maqedonas, aktorët maqedonas, interpretuesit muzikorë maqedonas etj.“

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër