Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit në burg për Erion Veliajn

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Kolegji Penal, i mbledhur sot në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim kërkesën e Erion Veliajt kundër vendimeve të gjykatave të posaçme, me palë të interesuar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj kërkoi shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që lidhen me masën e sigurisë ndaj tij.

Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Penal, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë rrëzon kështu kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe lë në fuqi masën e sigurisë të caktuar ndaj tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër