Balla: Opozita manipuloi videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si manipulim dhe përdorim politik të videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla akuzoi opozitën se po përdor një ngjarje që nuk ka lidhje me Shqipërinë për të ndërtuar narrativë politike, duke e konsideruar këtë një veprim të papranueshëm.

“Çfarë ligësie dhe turpi përdorimi nga kukullat e Saliut i videos së protestës së nxënësve të një shkolle në Tuz të Malit të Zi? Vaj medet opozita”, shprehet Balla.

Sipas tij, përdorimi i pamjeve të nxënësve për qëllime politike tregon mungesë përgjegjshmërie dhe dëshpërim nga ana e kundërshtarëve politikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër